Java e tretë e muajit shkurt do të shoqërohet me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Siç njofton Prishtina Weather të mërkurën priten riga lokale shiu.
“Moti i butë që dominoj në pjesën e dytë të javës që po lëmë pas, do të mbizotëroj edhe gjatë javës së tretë të muajit shkurt, me temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.
Sot deri në mbrëmje edhe po priten mundësi për riga lokale shiu, e përgjatë viseve kodrinoro-malore me mundësi edhe për reshje bore, apo edhe shi i akullt.
Javën vijuese, në përgjithësi do të mbajë mot relativisht i qëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme, por nuk do mungojnë as intervalet me diell, ndërsa ditën e mërkurë paraqiten mundësi edhe për riga lokale shiu, derisa në vise malore edhe për të reshura bore”, thuhet në njoftim.
Temperaturat do të luhaten në vlera më të larta nga mesataret. Minimalet lëvizin ndërmjet -1 e 2C, e maksimalet fillimisht lëvizin ndërmjet 8C e 10C, e të enjten dhe të premten shënojnë rritje deri në 12C e 13C.
Njoftimi i plotë:
Mbetet butë në javën vijuese, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Të mërkurën riga lokale shiu.
13.02.2022 – Moti i butë që dominoj në pjesën e dytë të javës që po lëmë pas, do të mbizotëroj edhe gjatë javës së tretë të muajit shkurt, me temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.
Sot deri në mbrëmje edhe po priten mundësi për riga lokale shiu, e përgjatë viseve kodrinoro-malore me mundësi edhe për reshje bore, apo edhe shi i akullt.
Javën vijuese, në përgjithësi do të mbajë mot relativisht i qëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme, por nuk do mungojnë as intervalet me diell, ndërsa ditën e mërkurë paraqiten mundësi edhe për riga lokale shiu, derisa në vise malore edhe për të reshura bore.
Cilësia e ajrit në ditët e para të javës mbetet më gjatë me indeks në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e në periudha me qarkullim më të mirë ajror gjatë ditës vende-vende edhe mund të shënojë përmirësim, ku indeksi kalon edhe në vlera të pranueshme.
14.02 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
15.02 – Intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme.
16.02 – Kryesisht me vranësira dhe mundësi për riga lokale shiu. Në vise malore edhe reshje dëbore.
17.02 – Më butë. Vranësira kalimtare dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.
18.02 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
Temperaturat do të luhaten në vlera më të larta nga mesataret. Minimalet lëvizin ndërmjet -1 e 2C, e maksimalet fillimisht lëvizin ndërmjet 8C e 10C, e të enjten dhe të premten shënojnë rritje deri në 12C e 13C.
Erërat frynë lehtë dhe mesatarisht nga krahu jugor 3-10m/s. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale. /Telegrafi/