Telegrafi

Vranë burrin në Washington dhe ia prenë gishtin për t’ia marrë paratë nga llogaria, policia prangos dy gra

Gishti i një burri që u vra brutalisht në Washington është këputur, me qëllim që të mund të vidhen paratë e tij nga aplikacioni i pagesave në telefonin e mençur.

Bëhet fjalë për Fasil Teklemariam, 53-vjeç, i cili u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit në prill, transmeton Telegrafi.

Ai kishte disa prerje në këmbë dhe në dorën e djathtë – njëri gisht i mungonte. E dy persona – Audrey Denise Miller, 19-vjeçe, që hetuesit besojmë të ketë vrarë Teklemariamin dhe Tiffany Taylor Gray, 22-vjeç, janë arrestuar.

Një dëshmitar i tha policisë se Teklemariam ishte “argëtuar” me vajzat. Kurse detektivët kanë gjetur prova që tregojnë se produkte të pastrimit janë përdorur në vendin ku është kryer krimi.

Për ditë me radhë, kamerat e sigurisë kishin kapur Miller, Gray dhe dy burra duke shkuar dhe larguar nga ndërtesa ku jetonte Teklemariam, u tha nga policia.

Ata besojnë se ata përdorën një kopje të çelësit për t’u futur në apartament dhe të marrin disa gjësende, përfshirë pajisje elektronike dhe orë.

Sipas policisë, Gray dhe Miller kishin përdorur gishtin e Teklemariam për të marrë paratë nga llogaria e tij, ku Gray përdori mjetet e tij për të paguar Uber, marihuanë dhe alkool. /Telegrafi/