Telegrafi

Vozitje nën ndikimin e substancave narkotike, 64 raste në më pak se tetë muaj

Në më pak se 8 muaj, në Tiranë policia rrugore ka konstatuar 64 raste të drejtimit të mjetit nën efektin e drogës. Shumica e shoferëve të arrestuar, kanë konsumuar kanabis.

Polica rrugore e Tiranës nisi të aplikojë testet e shpejta të drogës për shoferët në muajin prill të këtij viti.

Përmes pajisjes inteligjente të certifikuar ‘aquilascan’, drejtuesit e mjeteve testohen në më pak se 2 minuta, nëse kanë konsumuar lëndë narkotike.

Në më pak se 8 muaj rezulton se janë konstatuar 64 raste të shoferëve nën efektin e drograve.

E thënë ndryshe pothuajse 1 shofer në 3 ditë, arrestohet në kryeqytet për përdorim narkotikësh gjatë drejtimit të mjetit.

Shumica e rasteve kanë rezultuar me përdorim kanabisi, pasuar nga kokaina.

Nuk kanë munguar as rastet e drogave sintetike ndërsa grupmosha e shoferëve të ndaluar për përdorim droge, në masën dërrmuese varion nga 25 deri 35 vjeç, njofton euronewsal.