Rruga B në Prishtinë është shndërruar në një “pistë garash automobilistike”, mbrëmjen e së enjtes.
Dy shoferë kanë shkelur rregullat e komunikacionit, duke garuar mes vete me një shpejtësi të madhe dhe duke rrezikuar edhe shoferët tjerë, transmeton Telegrafi.
Video është publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes së Prishtinës”.
Rruga B është ndër rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit, ku edhe numri i aksidenteve në këtë pjesë është mjaft i madh.
Policia e Kosovës në vazhdimësi po kërkon nga qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit. /Telegrafi/