Në një video të cilën KALLXO.com e ka pranuar nga një qytetar, shihet makina Skoda e Policisë tek lëviz në kah të kundërt pasditen e 28 korrikut 2017-të, në autostradën Prishtinë-Morinë.
Në zonën ku është filmuar video shpejtësia e lejuar është në 120 kilometra në orë, ndërsa vozitja në kah të kundërt është e ndaluar për makina.
KALLXO.com gjatë ditës ka kërkuar shpjegime nga policia e Kosovës nëse një veprim i tillë u lejohet makinave të Policisë e po ashtu sqarime për natyrën e emergjencës e cila i ka obliguar policët të lëvizin rrezikshëm në kah të kundërt, por nuk ka pranuar sqarime.