Një aksident komunikacioni ka ndodhur pasditen e së premtes në hyrje të Prishtinës, në Veternik.
Deri të aksidenti ka ardhur pasi njëri nga shoferët kishte drejtuar veturën me targa të Shqipërisë në anën e kundërt të rrugës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se gjatë aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. /Telegrafi/