Site icon Telegrafi

Voziti veturën në shpejtësi 109 km/h – 20 vjeçarit nga Ferizaj i merret patentë shoferi dhe dënohet me 500 euro

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, të hënën rreth orës 10:45, në rrugën lokale “Driton Islami” ka ndaluar shoferin A.K i moshës 20 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 109 km/h.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ndaj tij i është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro , 5  pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version