Site icon Telegrafi

Voziti veturën 227km/h në autostradë, gjobitet shoferi me 300 euro dhe ndalim vozitje tre muaj

 Policia e Kosovës, njësiti i trafikut, ka gjobitur një shofer me 300 euro dhe ndalimin e drejtimit të veturës për tre muaj, pasi i njëti kishte vozitur automjetin me shpejtësi prej 227 km në orë në autostradën “Ibrahim Rugova.

Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se duke u bazuar në video incizimet e publikuara në rrjete sociale ku shihet shoferi duke drejtuar automjetin në Autoudhën “Ibrahim Rugova”(Mazgit drejtimi Veternik) me shpejtësi 257 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, është arritur që të identifikohet shoferi.

Ai sot më 28.01.2022 ka pranuar kundërvajtjen dhe në prezencën e tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor, neni 56 pika 2, (gjobë 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). /Telegrafi/

Exit mobile version