Site icon Telegrafi

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 300 euro

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka gjobitur me 300 euro një shofer në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Sipas njoftimit, të njëjtit i është marrë patentë-shoferi për tre muaj dhe i janë shqiptuar tri pikë negative.

Policia bëri të ditur se kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë njëqind e nëntë (109) km/h.

“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në komunikatën për media.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, bëhet e ditur tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version