Telegrafi

Voziti mbi 150 kilometra në orë, gjobitet me 500 euro dhe ndalim të vozitjes për një vit një person në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një personi në Gjakovë iu është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Me datën 16 korrik 2022, në ora 21:15 gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë ka identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 158 km/h”.

Të njëjtit sipas policisë iu është marr edhe patentë shoferi për një vit dhe i janë shqiptuar pesë pikë negative.

“Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit”, njofton policia./Telegrafi/