Site icon Telegrafi

Voziti dyfish më shumë se sa shpejtësia e lejuar, gjobitet me 500 euro shoferi në Ferizaj

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt të martën rreth orës 00:15 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.Z i moshës 22 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 103 km/h.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë me 500 euro, 5 pikë negative, një vit masë mbrojtëse dhe heqje e patent shoferit.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version