Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar një shofer, i cili ka tejkaluar shpejtësinë në autostradë.
Policia njofton se ndaj tij u shqiptua gjoba prej 300 euro, tri pikë negative dhe për 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 146 km/h, i njëjti është gjobitur 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/