Site icon Telegrafi

Voziti 117 km/h në zonën 60, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe ndërmerren masa të tjera ndaj tij

Policia ka shqiptuar gjobën 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj ndaj kundërvajtësit në Gjilan.

Kjo gjobë erdhi pasi ngasësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h është hasur duke vozitur 117 km/h.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.

Po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’.

E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Exit mobile version