Site icon Telegrafi

Voziti 108km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50 – qytetarit nga Vitia i merret patentë shoferi

Policia e Kosovës në Viti gjatë matjes me radar laserik, kanë identifikuar një kundërvajtës duke drejtuar automjetet e tij, ku  ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) sipas shenjës së trafiku ku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 108km/h.

“Me këtë veprim ai ka  rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.  Ndaj  kundërvajtësit  është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej 3 muaj”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version