Site icon Telegrafi

Ngasësi i kamionit në Vushtrri kapi kabllot e rrymës dhe të postës, rrëzoi shtyllën dhe lëndoi disa persona

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një rast në Vushtrri, ku një drejtues i një kamioni nga pakujdesia ka kapur kabllot e rrymës dhe të postes, ku gjatë tërheqjes ka rrëzuar shtyllën, e cila ka goditur një veturë civile.

Në raport bëhet e ditur se tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hazir Gjaka” në Vushtrri.

“Rr. Hazir Gjaka, Vushtrri, 25.03.2022 – 19:15. Vozitësi i panjohur, me kamion nga pakujdesia ka kapur kabllot e rrymës dhe të postes, ku gjatë tërheqjes ka rrëzuar shtyllën, e cila ka goditur një veturë civile. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj (njëri i mitur) dhe një femër kosovar (e mitur), të cilët ishin në veturë”, thuhet në raport.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version