Telegrafi

Vozit në të kuqen dhe për pak sa nuk e shkel adoleshentin në vija të bardha, kamerat filmojnë gjithçka – policia angleze arreston shoferin (Video)

Një video rrëqethëse është filmuar në rrugët e Britanisë së Madhe, ku shihet se si një kamion kalon në të kuqen dhe për pak sa nuk e godet në vija të bardha një djalë 14-vjeç.

Shoferi Ian Gruber, 39-vjeç është kapur falë kamerës së vendosur në një veturë, dhe ndaj tij është ngritur akuza për vozitje të rrezikshme, transmeton Telegrafi.

Ai është dënuar me 6 muaj burgim dhe 18 muaj tjerë me kusht. Gjithashtu duhet të paguaj dënimin prej 230 funteve, kurse patentë shoferi i është konfiskuar për 15 muaj.

Ndërkaq policia angleze ka njoftuar se në raste të tilla kamerat vendosën qëllimisht brenda veturave, me qëllim të ndihmojnë në zbardhjen e rasteve siç ishte i këtij shoferi të pakujdesshëm.

Ngjarja ka ndodhur në Epsom, kurse për fat të mirë adoleshenti ka shpëtuar pas as edhe një gërvishtje. Madje shumë kanë komentuar se ky i ri gjatë gjithë kohës ka arritur ta ruaj gjakftohtësinë sikur të mos i ishte rrezikuar jeta. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Ql4MWDD5VqA