Një aksident i tmerrshëm trafiku është filmuar me kamerë amatore, ku shihet një veturë duke lëvizur në kahje të kundër, dhe duke u përplasur drejtpërdrejt me shoferin e një veture tjetër.
Stephen Fairhust, 60-vjeç dhe gruaja e tij Gail, 58-vjeç nga Yorkshire i Anglisë, ishin nisur për të bërë shoping kur u përplasen me një veturë që lëvizte në kahje të kundërt, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë askush nuk është lënduar rëndë, edhe pse bazuar në pamjet e publikuara më poshtë dukej se përplasja ishte aq e fort, sa që zor besohej se dikush mund të ketë shpëtuar.
“Po lëviznim me 65 kilometra në orë, kur para syve tanë u shfaq një veturë që lëvizte sigurisht me 160 kilometra në orë”, ka deklaruar autori i videos.
Fairhust i bënë thirrje të gjithë shoferëve që ta instalojnë një kamerë në veturë me qëllim që ta dokumentoj çdo ngjarje, e në veçanti kur ndodhin aksidentet, duke ua lehtësuar punën policëve në përcaktimin e fajtorit. /Telegrafi/