Telegrafi

Vozit kamionin me shpejtësi të madhe në anën e kundërt të autostradës “Ibrahim Rugova” (Video)

Një kamion është filmuar teksa ka lëvizur në anën e kundërt të korsesë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kamioni ka lëvizur me një shpejtësi të madhe, duke rrezikuar kështu automjetet e tjera.

Një lexues i ka dërguar në Telegrafit një video në të cilën shihet një kamion ngjyrë e kaltër, duke ecur në krahun tjetër të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtim të gabuar.

Ky nuk është rasti i parë kur persona të papërgjegjshëm bëjnë veprime të tilla që rrezikojnë seriozisht jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion./Telegrafi