Telegrafi

Vozisnin pa kontroll, policët anglezë rrëzojnë të rinjtë nga motoçikletat dhe i arreston

Ky është momenti kur policët me rroba civile në motoçikleta përplasen me disa të rinj, që gjithashtu ishin në motoçikleta dhe më pas i arrestojnë për vozitje të rrezikshme.

Ngjarja është filmuar nga kamera e sigurisë e vendosur në veturën e policisë së Mançesterit që po lëvizte prapa tyre, dhe po ndiqte me vëmendje vozitjen e rrezikshme, transmeton Telegrafi.

Dhe në një moment autorizohen policët në motoçikleta që të ndërhyjnë, dhe pa u menduar dy herë i godasin me motoçikleta dhe më pas i prangosin.

Në video shihet se si njëri prej motoçiklistëve arrin të ikë nga vendi i ngjarjes, ndërsa në raportin e policisë thuhet se disa minuta më vonë është arrestuar edhe ai. /Telegrafi/