Telegrafi

Votuesit në Melbourne ankohen se nuk janë në listë për të votuar

Sot disa votues nga diaspora në Melbourne, janë ankuar se nuk janë në Listën zgjedhore, edhe pse në kohë kanë paraqitur të dhënat e tyrë dhe kanë përfunduar të gjitha proceduar, që të mund të votojnë në zgjedhje e parakohshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas disa informacioneve, dalja në zgjedhje është e dobët, edhe pse votuesit janë munduar që të vijnë të organizuar me autobus. Mirëpo as kjo nuk ka ndihmuar që të mblidhen më shumë njerëz që të mund të votojnë në konsullatën e Melbournit./Telegrafi/