Vazhdimësi të parregullsive, qyetarët kanë zbuluar gjatë kontrollit të të dhënave personale në listën e zgjedhore nëpërmjet web-aplikacionit ku prej dje është në dispozicion në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.
Qytetarët në rrjetet sociale shkruajnë se në adresat e tyre të cilët jetojnë njerëz që ata nuk i njohin, se në listë ka persona të vdekur dhe ka njerëz që shumë vite kanë migruar nga Maqedonia. Përveç kësaj, ka pasur shënime fiktive, apartamente, shtëpi të braktisura, 50-60 njerëz në një apartament, dhe emra të vjetra të rrugëve.
Në rrjeti social “Twitter” shfaqet hashtagu # Krejsipaslistës ku cicërohet për parregullsi zgjedhore të cilat zbulohen nga qytetarët në kontrollin e listës.
Zakonisht sugjerohet që lista e çdo rruge Maksim Gorki, Dimçe Mirçev, Vasil Gjorgov dhe Kiro Kërstevski-Platnik në qendër të Shkupit ka të paktën një apartament me 60 qiramarrës të regjistruar. /Telegrafi/