Telegrafi

Votuan si të sëmurë, kontestohet vota e çiftit nga Ohri

Çifti K.S dhe K.V nga Peshtani i Ohrit kanë votuar sot në shtëpitë e tyre, si persona të sëmurë. Ata kanë patur dokument për një votim të këtillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportimeve të mediave, ky çift duhet që sonte të niset për në SHBA, që do të thotë se nuk do të mund që të votonin nesër. Ata janë parë të shkojnë në dyqan për të blerë, që nënkupton se janë në gjendje që të ecin.

Dyshimet lindin se si arritën që të marrin një vërtetim mjekësor për gjoja paaftësinë e tyre për të votuar. Vëzhguesit e zgjedhjeve e kanë raportuar këtë rast./Telegrafi/