Telegrafi

Voton Osmani: Përmes votës qytetarët do të përcaktojnë të ardhmen e vendit

Kandidatja për presidente Vjosa Osmani theksoi se qytetarët sot përmes votës, përmes vullnetit të tyre do të përcaktojnë të ardhmen e vendit.

Osmani pas votimit theksoi se të gjithë duhet me maturi dhe qetësi të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, të rëndësishëm për vendin.

“Është një ditë e ftohtë por i ftojë qytetarët që të marrin pjesë në një ditë kaq të rëndësishme për vendin.  Një ftesë e veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin pjesë në këtë proces se barazia fillon në kutitë e votimit”, tha Osmani.

Ajo falënderoi mërgatën që sipas saj kanë bërë sakrificë të madhe për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

“Uroj shumë që të gjithë të festojmë në fund për rregullin në këtë proces zgjedhor, që nuk do të ketë asnjë incident”, tha ajo. /Telegrafi/