Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në Gjakovë.
Kusari, duke ftuar qytetarët e kësaj komune që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor, tha se kjo është një ditë e bukur për demokracinë.
“Zgjedhjet e kanë një rëndësi të veçantë sepse qytetarët sot kanë mundësinë që të flasin”.
“Ka qenë fushatë e mbarë dhe e mirë dhe uroj që të përmbyllet me sukses. Ftoj qytetarët që të dalin, pak minuta votim janë katër vjetët e ardhshme”, është shprehur ajo.
Ajo ka komentuar edhe takimin e së shtunës me Kryeministrin Albin Kurti në Gjakovë, duke thënë se Kurtin e ka mik dhe se diskutimi ishte për përgatitjet e përgjithshme për procesin zgjedhor. /Telegrafi/