Kandidati demokrat për president, Joe Biden dhe gruaja e tij, Jill votuan sot në zgjedhjet e vitit 2020.
Kështu ata u bashkuan me amerikanët, të cilët shfrytëzuan rastin për të votuar herët, ku deri më tani kanë votuar 74 milionë prej tyre.
Biden votoi në ndërtesën e Zyrës Shtetërore Carwell në qytetin e tij të lindjes, Wilmington, Delaware, raporton BBC.
Biden pritet të fitojë lehtësisht në Delaware dhe kanë mbetur vetëm gjashtë ditë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit, ku kundërshtari i tij është përfaqësuesi republikan dhe presidenti aktual, Donald Trump.
Trump votoi të shtunën në bibliotekën publike përballë një prej klubeve të tij të golfit në shtetin e Floridas. /Telegrafi/