Site icon Telegrafi

Voton edhe Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë NISMA, Jakup Krasniqi, gjithashtu ka dhënë votën e tij për të përzgjedhur deputetët e Kuvendit të Kosovës për mandatin e ardhshëm.

I shoqëruar me gruan e tij, në një prononcim për media Krasniqi ftoi të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të votojnë sipas bindjes dhe vullnetit të tyre.

“Sot me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës jemi të barabartë. Qytetarët të dalin të votojnë sipas bindjes dhe vullnetit të tyre”, ka thënë ai./Telegrafi/

Exit mobile version