Site icon Telegrafi

Voton edhe Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare.

Limaj para mediave tha se shpreson që zgjedhjet të prodhojnë stabilitet.

“Shpresoj që këto zgjedhje do të prodhojnë stabilitet, siguri dhe qeverisje stabile. Duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecim në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Limaj gjatë votimit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version