Telegrafi

Votoni për Heliox-in, projektin e shkencëtarëve të rinj të Kosovës – në garën e re të NASA-s (Video)

Sfida e tyre quhet “You are my Sunshine”, kurse projekti i tyre ka për qellim që t’i ndihmojnë njerëzit që të kuptohet energjia solare dhe krijimin e një mjeti kontrollues të energjisë solare

Në prezantimin e shkencëtarëve të rinj – projekt për NASA-n që ka dal nga Qendra Inovative Kosovare – thuhet: “Me zgjidhjen tonë ju mund të arrini të menaxhoni energjinë që vjen nga panelet solare, ndërsa parashikoni edhe prodhimin e energjisë. Heliox ka arritur që të kontrollojë ardhjen e energjisë nga prodhimi në konsumim. Duke u bazuar në parashikimet e motit, Heliox ka arritur që të parashikojë sa energji do të mund të prodhojnë për ditët në vazhdim”.

Heliox është i vetmi grup shkencëtaresh shqiptarë nga Kosova që ka arritur që me projektin e tyre të futen në inkubatorin e programit për inovacion të NASA-s.

Për projektin në fjalë shkencëtarë nga e tërë bota janë duke bërë thirrje që të bëhet kalimi i energjisë nga fosilet e derivateve në epokën e energjisë së qëndrueshme.

“Energjia diellore është njëra prej më efektiveve dhe më e përshtatshme për ambientin. Energjia diellore është e ardhmja për prodhimin e energjisë. Mirëpo, ne ende hasim në shumë probleme – si të marrim sa më shumë energji të prodhuar dhe si ta kuptojmë se sa shpenzon një panel aktual solarë energji”, thuhet tutje në arsyetimin e Heliox.

Skuadra e Heliox-it është e përbërë nga studentë – kryesisht të shkencave kompjuterike – inxhinierëve të Elektroteknikut dhe të Dizajnit Grafik.

“Ne duam që të zgjedhim problemet e ndryshme, veçanërisht ato që e bëjnë jetën tonë më të mirë e për gjeneratat që do vinë”, thuhet tutje në njoftim.

Në këtë projekt ata kanë paraqitur edhe aplikacionin që përmban:

Vizualizimin që ndihmon për të kuptuar energjinë diellore, duke dhënë një shembull real dhe potencial

Analizim që përmban të dhënat e paneleve diellore, gjenerimin dhe konsumimin e energjisë.

Mjetet për planifikim që ndihmojnë përdoruesit që të planifikojnë çdo ditë për të përdorur mjetet e tyre elektrike në mënyrë efikase.

Për projektin në fjalë mund të votoni direkt në linkun e NASA-s, duke kërkuar Heliox, ku edhe është paraqitja e grupit të shkencëtarëve të rinj kosovarë: KËTU!

Për më shumë, ky projekt i shkencëtarëve të rinj kosovarë është paraqitur edhe në videon e tyre që mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/

Linku i projektit: KËTU!