Telegrafi

Votohet Rezoluta për organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe universitar

Me 63 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim ka kaluar në Kuvend Rezoluta për organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe universitar.

Pikat e rezolutës janë  si në vijim: arsimi të shpallet interes nacional dhe të rritet buxheti për arsimin në Kosovë; Qeveria të krijojë fond të veçantë për ngritjen e kapaciteteve në shkolla; Të bëhet rishikimi i kutikulës, plan programeve dhe teksteve shkollore;  Të ndalohen tekstet me përmbajtje anti-kushtetuese; MASHT të krijojë forum gjithëpërfshirës për analizimin e arsimit në vend; dhe në rast të mos përmbushjes së kritereve, institucionet arsimore të mbyllen.