Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 98 vota për votuan në lexim të parë Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në këtë seancë deputetët votuan pro Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton Telegrafi.
Në vazhdim deputetët do të diskutojnë Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndryshe, dy Projektligjet që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës votuan të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Listës serbe që ka lëshuar seancën. /Telegrafi.