Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar kundër uljes së akcizës në lëngje nga 0.045 cent për litër në 0.005 cent për litër.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në fillim të takimit ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e bizneseve të cilat merren me prodhimin e lëngjeve, duke shtuar se kjo po bëhet për shkak të goditjes së tyre nga pandemia COVID-19.
“Qeveria ka marrë vendim për ndryshimin e tatimit të akcizës në lëngje dhe automjetet hibride. Sipas kërkesës së bizneseve akciza 0.045 cent në lëngje është shumë e lartë. Ministria e Financave propozon që të zbritet në 0.005 cent në litër. Ndikimi financiar për këto dy është 5 milionë euro në vit për lëngje dhe 11 mijë euro për vetura”, tha Bajrami.
Por, lidhur me këtë, anëtarët e Komisionit shprehën rezervat e tyre për shkak të ndikimit që mund të ketë kjo në buxhetin e shtetit.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza rekomandoi për kujdese për shkak se ulja e taksave.
“Ne duhet të kemi kujdes në gjetjen e ekuilibrave për të mos i dëmtuar të hyrave”, tha ai.
Kurse, Hekuran Murati nga LVV, tha se ndihma për prodhuesit vendës duhet të ekzistoj për prodhuesit e sidomos në këtë kohë.
“Dihet që për shkak të MSA-së ne nuk mund t’i favorizojmë prodhuesit tanë. Sa i përket akcizës për veturat hibride edhe unë e mbështes”, tha Murati.
Deputetët kërkuan që Qeveria të jap opsione të reja sa i përket kësaj çështje duke i ndihmuar prodhuesit vendës.
Kujtojmë se Bajrami kishte njoftuar se ka propozuar që të ulet norma e akcizës për lëngjet dhe për veturat hibride. /Telegrafi/