Pas urimit të ardhur nga ambasadori amerikan në Kosovë, urimet për formimin e Qeverisë së Kosovës kanë ardhur edhe nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, ambasadës gjermane dhe asaj italiane në Kosovë.
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ditën e sotme e ka vlerësuar si ditë të rëndësishme për Kosovën.
“Urime Qeverinë e re! Mezi pres të punojmë me kryeministrin Albin Kurti dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë në agjendën tonë të përbashkët evropiane për popullin e Kosovës”.
Important day for #Kosovo! Congrats to the new Government! Look forward to working with Prime Minister @albinkurti & all members of the Government on our joint European agenda for the people of Kosovo pic.twitter.com/CK074vkFpz
— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) February 3, 2020
Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se të gjithë kemi pritur shumë për këtë moment.
“Urime për vendin dhe njerëzit, pasi zgjati kaq shumë kohë. Ne do të jemi këtu për të mbështetur në arritjen e qëllimeve, Albin Kurtin dhe ekipin e tij”, ka shkruar Heldt.
We all waited a lot for this moment, #Kosovo‘s new government is there. Congratulations to country and people after it took so long.?? will be there to support for shared goals. To new prime minister @albinkurti and his team: Lot’s of strength & courage. https://t.co/da1Sfmaad2 pic.twitter.com/tyBE3Bgdgc
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) February 3, 2020
Për formimin e Qeverisë, një urim ka ardhur edhe nga ambasadori italian, Nicola Orlando.
“Urime Albin Kurtit për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Italia mezi pret të bashkëpunojë ngushtë me ju dhe ministrat tuaj për forcimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit, avancimin e integrimit Euro-Atlantik dhe nxitjen e dialogut me Beogradin”, ka shkruar Orlando në Twitter.
Congrats @albinkurti ?? for forming new Govt of #Kosovo. #Italy looks forward to working closely w you & your Ministers on strengthening institutions & RoL, advancing Euro-Atlantic integration & fostering dialogue w Belgrade ?????? pic.twitter.com/9MeNyD3T3p
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 3, 2020
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës me 66 vota për dhe 10 abstenime e votoi Qeverinë e Re të Republikës të udhëhequr nga Albin Kurti.
Të pranishëm në seancë ishin 76 deputetë, kurse para votimit, seancën e kanë braktisur deputetët e PDK-së dhe AAK-së.
Pas votimit, kabineti qeveritar ka bërë betimin solemn.
Qeveria Kurti e votuar tashmë në Kuvendin e Kosovës ka dy zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra. /Telegrafi/