Site icon Telegrafi

Votimi i demarkacionit nga disa deputetë të VV-së: Ylli Hoxha i përgjigjet Abrashit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha ka përgënjeshtruar deklaratën e deputetit të LDK-së, Arban Abrashi i cili u shpreh se disa deputetë të VV-së mund ta votojnë demarkacionin.

Abrashi në një intervistë në RTV Dukagjini tha se ka biseduar me disa deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje që janë shumë konstruktiv dhe ndoshta edhe do të votojnë demarkacionin.

Lexo po ashtu Abrashi: Disa deputetë të VV-së do ta votojnë Demarkacionin (Video)

Mirëpo sipas Ylli Hoxhës kjo deklaratë është gënjeshtër, pasi që sipas tij të gjithë deputetët ia kanë konfirmuar që janë kundër demarkacionit.

“Abrashi: Disa deputetë konstruktivë të VV’së do ta votojnë demarkacionin Koment: Pe leshojke rrenen ky si lopa baglen. Qe sa i thirra te 32tit, njezeri thane ‘po rren Arbani'”, ka shkruar Hoxha në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version