Site icon Telegrafi

Votëbesimi i Qeverisë Zaev: Deputeti Dragan Danev e quan kriminale këtë qeverisje

Në Kuvendin e Maqedonisë ka filluar seanca e votëbesimit të Qeverisë Zaev, një hap i kërkuar nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

Deputeti i kësaj partie politike Dragan Danev ka hedhur një lum akuzash ndaj qeverisë LSDM-BDI, të udhëhequr nga Zoran Zaevi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Zaevi është tradhtar, kurse qeverisja e tij është më e paafta, që nuk sjell punësime, më kriminalja në historinë maqedonase.

Danev akuzon se qeverisja e tanishme nuk ka kapacitete për udhëheqje të institucioneve, nuk zgjidh probleme të qytetarëve, dhe se punon për interesa partiake dhe personale.

Përndryshe, në këtë seancë nuk merr pjesë deputetja Vlladanka Aviroviq, deputete e Partisë Socialiste, partnere koalicioni me OBRM-PDUKM-në. Ajo e ka njoftuar kryekuvendarin Talat Xhaferi se është e penguar që të merr pjesë në seancë.

Ajo nuk e ka nënshkruar as kërkesën për votëbesim të qeverisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version