Në zgjedhjet lokale të 14 majit, Shqipëria u ngjyros rozë në pjesën më të madhe të saj, ndërsa në vetëm 6 bashki kandidatët e djathtë kanë siguruar fitoren, e disa të tjera numërime vijon ende.
Megjithatë, ajo që bie më shumë në sy është vota masive ndaj kandidatëve të majtë në 9 bashki të vendit, aty ku nuk pati fare histori.
Në këto 8 bashki, kandidatët e majtë kanë arritur të marrin më shumë se 70% përqind të votave, ku për rekord është Tërmet Peçi në Tepelenë, i cili ka arritur të marrë 82,67 përqind të votave.
Një votë masive ndaj së majtës pati edhe bashkia e madhe e Vlorës, aty ku Ermal Dredha mori mbi 70% të votave./A2 CNN
Vlorë – 70%
Cërrik – 71%
Librazhd – 74%
Patos – 70%
Poliçan – 79%
Përmet – 77%
Tepelenë – 82%
Dropull – 81