Telegrafi

Votat që mori bashkëshortja e Rexhep Selimit në Gjilan

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, në vendlindjen e saj ka arritur të marrë 2 mijë e 878 vota.

Sipas të dhënave që ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bëhet e ditur se në Komunën e Gjilanit ku janë gjithsej 118 qendra të votimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka arritur ta grumbulloj këtë numër të votave.

Këto të dhëna janë preliminare, ku nuk përfshihen votat me kusht dhe ato nga diaspora, transmeton Telegrafi.

Për bashkëshorten e Selimit, kjo ishte hera e parë që garon në zgjedhje.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%

PDK renditet e dyta me 137,659 vota apo 16.77%

LDK e treta me 107,507 vota apo 13.08%

AAK e katërta me 58,743 vota apo 7.43%

Nisma Socialdemokrate me 20,535 vota apo 2.60%. /Telegrafi/