Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk është zgjedhur Lojtar i Vitit nga UEFA për sezon 2018/19.
Holandezi fitoi në konkurrencë me tri herë fituesin e këtij çmimi Cristiano Ronaldon dhe dy herë fituesin Lionel Messin.
Qendërmbrojtësi 28-vjeçar e mori trofeun në Monako gjatë shortit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Up the Reds 😍 pic.twitter.com/Nn5rtLaJDF
— Liverpool FC (@LFC) August 29, 2019
Juria përbëhej nga 80 trajnerët e klubeve që morën pjesë në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve 2018/19 UEFA (32) dhe UEFA Ligës së Evropës (48).
Me ta votuan së bashku edhe 55 gazetarë të zgjedhur nga (ESM), një nga secila prej shoqatave anëtare të UEFA-s.
̶C̶a̶l̶m̶ Cool as you like 🏆🏆
Van Dijk 👏👏👏#UCLdraw pic.twitter.com/Letdy1RVzV
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 29, 2019
Anëtarët e jurisë zgjodhën tre lojtarët e tyre të parë, duke in notuar me pesë pikë, tri dhe një.
Trajnerët nuk u lejuan të votojnë për lojtarët nga ekipi i tyre.
Në fund Virgil van Dijk mori 305 pikë, pothuajse 100 pikë më shumë se Lionel Messi (207 pikë). Cristiano Ronaldo mori vetëm 74 pikë. /Telegrafi/
Top 10 më të votuarit
1 Virgil van Dijk (Liverpool & Holandë) – 305 pikë
2 Lionel Messi (Barcelona dhe Argjentinë) – 207 pikë
3 Cristiano Ronaldo (Juventus & Portugali) – 74 pikë
5 Sadio Mané (Liverpool & Senegal) – 51 pikë
6 Mohamed Salah (Liverpool & Egjipt) – 49 pikë
7 Eden Hazard (Chelsea / Real Madrid & Belgjikë) – 38 pikë
8 = Matthijs de Ligt (Ajax / Juventus & Holandë) – 27 pikë
8 = Frenkie de Jong (Ajax / Barcelona dhe Holandë) – 27 pikë
10 Raheem Sterling (Manchester City & Angli) – 12 pikë