Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, është edhe kandidati më i votuar nga kjo parti në Lipjan.
Në listën të cilën e ka siguruar Infokus, shihet se Hoti në Lipjan ka siguruar 3356 vota.
Ndërsa Agim Veliu, në këtë komunë ka marrë vetëm 226 vota.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit është renditur partia e dytë me 5 mijë e 780 vota, apo në përqindje 21,05%.
Ndërsa në nivel vendi, Lidhja Demokratike e Kosovës, nga zgjedhjet parlamentare është renditur partia e tretë me 103.507 vota.