Site icon Telegrafi

Votat nga Serbia, PZAP refuzon ankesën e koalicionit NISMA-AKR-PD

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, ka refuzuar ankesën e koalicionit NISMA-AKR-PD që të shpallen të pa rregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia përmes postës.

Këtë e ka bërë të ditur PZAP përmes një njoftimi për media, transmeton Telegrafi.

“Në seancën e mbajtur me datë 30.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.380/2019 e datës 28.10.2019 të paraqitur nga subjekti politik NISMA-AKR-PD, me seli në Prishtinë, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) – Divizionit për Shërbimin e Votuesve, të datës 11.10.2019, me të cilën ka kërkuar që të anulohen si të pa rregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia, përmes postës, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të datës 06.10.2019. Ankesa Anr.380/2019 e datës 28.10.2019 HUDHET e pasafatshme”,  thuhet në njoftimin e PZAP-it.

Lexo po ashtu Nisma: QNR shkeli ligjin kur i hapi dyert votave ilegale nga Serbia

Koalicioni NISMA-AKR-PD ka kërkuar që votat nga Serbia të mos procedohen sepse sipas tyre, janë vota të parregullta që do të dëmtojnë procesin zgjedhor./Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version