Partia Demokratike e Kosovës në Komunën e Podujevës ka arritur të marr 4.478 vota ose 11,54% të totalit të përgjithshëm.
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj nuk ka arritur të marr më së shumti vota nga partia e tij, pasi dy kandidatë për deputetë nga Podujeva arritën të sigurojnë më shumë vota.
Sipas të dhënave të publikuara nga Indeksonline, Floretë Zejnullahu dhe Isak Shabani, të dy kandiatë nga dega e PDK-së në Podujevë, kanë marrë më së shumti vota në këtë komunë.
Shabani ka arritur të marr 3,448 vota, kurse Zejnullahu ka 3,176 vota.
Ndërsa, Hoxhaj mori 3098 vota.