Site icon Telegrafi

Voskopoulos: Bullgaria dha autogol me marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë

Lideri i partisë së Maqedonasve në Greqi, Pavle Voskopoulos e ka komentuar Nenin 11, Paragrafi 5, nga marrëveshja me Bullgarinë.

Sipas këtij neni, “Republika e Maqedonisë vërteton se asgjë nga Kushtetuta nuk mundet dhe nuk duhet të interpretohet se paraqet ose ndonjëherë do të paraqesë bazë për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Republikës së Bullgarisë, me qëllim të mbrojtjes së statusit dhe të drejtave të personave që nuk janë shtetas të Republikës së Maqedonisë”.

Voskopoulos thotë se ky nen është përfshi në marrëveshje me insistim të palës bullgare, dhe se është një autogol për bullgarët, në lidhje me minoritetin maqedonas në Bullgari, pasi që Sofja njeh në mënyrë të tërthortë që ky problem ekziston./Telegrafi/

Exit mobile version