Kryetarit Gjorge Ivanov i ka ardhur një mbështetje e pa pritur për vendimin e tij që të falë politikanët të cilët janë nën hetime, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo mbështetje ka ardhur nga Karl Von Habsburg, kryetar i tanishëm i Bashkimit Pan-evropian të Austrisë, dhe ish deputet nga radhët e Partisë popullore të Austrisë.
Ai ka folur me respekt për kryetarin Ivanov, duke konsideruar se kryetari është në një linjë me sundimin e ligjit dhe ka qenë në të drejtë kur ka deklaruar se shumë nga akuzat janë të pabaza.
Habsbrug thotë se zgjedhjet duhet të mbahen në datën e caktuar dhe të mos shtyhen sepse një grup thotë që ”nuk jemi të gatshëm të fitojmë”./Telegrafi/