Site icon Telegrafi

Von der Leyen viziton Shkupin, do të takohet me Siljanovskën dhe Mickoskin

Foto: Arkiv

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të turneut të saj katërditor nëpër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë në Shkup.

Sipas njoftimeve, gjatë vizitës në vend von der Leyen do të ketë takime me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Nga qeveria thonë se në kuadër të vizitës në ora 11:30 është planifikuar takim kokë më kokë i kryeministrit Mickoski me kryetarin e Komisionit Evropian Von der Leyen.

Në të njëjtën kohë, në orën 11:50 do të mbahet takimi dypalësh mes dy delegacioneve.

Më pas në ora 12:40 në Qendrën për Media të Qeverisë është paraparë konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Mickoski dhe kryetarit të Komisionit Evropian Von der Leyen.

Në prag të vizitës së kryetares së KE-së në rajon, Komisioni Evropian miratoi dje agjendat e reformave të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, në lidhje me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version