Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka qenë mbrëmë (e mërkurë) e pranishme në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik.
Ajo me këtë rast është nderuar me çmimin si “Artistja e Shquar e Vitit 2021”, gjersa pjesëmarrëse ishte edhe e para e Kosovës.
Në mesin e liderëve politikë e të famshmëve, në këtë ngjarje nuk mungoi as kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
So happy to meet @DUALIPA at the @AtlanticCouncil Leadership Awards.
Dua, you have such a great impact on the world.
With your music and your unique energy, we are all “levitating” pic.twitter.com/xPemFfywd6
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 11, 2021
Kjo e fundit ndërkaq ka bërë një reagim në Twitter ndërsa theksoi se është e shumë e lumtur që ka takuar yllin kosovar.
“Shumë e lumtur ta takoj Dua Lipën në Atlantic Council Leadership Awards”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian.
“Dua, ti ke një ndikim shumë të madh në botë. Me muzikën tuaj dhe energjinë tuaj unike, ne të gjithë jemi ‘levitating”, u shpreh më tej ajo duke përmendur një nga këngët më të suksesshme të 26-vjeçares.
Në përvjetorin e 60-të të këtij eventi madhështor, Dua në fjalimin e saj nuk i harroi rrënjët, duke cekur disa herë se vjen nga Kosova dhe pavarësisht që mund të kenë dëgjuar për të, ajo e ka përshkruar në një mënyrë tjetër.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu bëri një fjalim në Distinguished Leadership Awards derisa shtoi se është krenare që përfaqëson një popull që i përfshin të gjitha.
“Nuk mund të jem më krenar që përfaqësoj një popull që ka kaq shumë dhembshuri, kaq shumë talent, potencial dhe qëndrueshmëri”, tha Osmani.
“I couldn’t be more proud to represent a people who possess so much compassion, so much talent, potential and resilience.” – President @VjosaOsmaniPRKS on the her hopes for #Kosovo‘s future. #ACawards pic.twitter.com/etzjBkhJaf
— Atlantic Council (@AtlanticCouncil) November 11, 2021
Krahas këngëtares shqiptare, në këtë ceremoni u ndanë edhe shumë çmime të tjera nga fusha të ndryshme. /Telegrafi/