Site icon Telegrafi

Von der Leyen sërish në karantinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është vetëkarantinuar sërish, sepse një anëtare e zyrës së saj doli pozitive për COVID-19.

“Unë vetë kam rezultuar negative”, shkroi ajo në Twitter, raporton ATSh

“Megjithatë, si masë paraprake, unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për t’u vetëkarantinuar”, shtoi ajo.

Kreu i ekzekutivit të BE-së sapo kishte mbërritur në një takim të 27 udhëheqësve të BE-së, që filloi pasdite, pak para njoftimit të von der Leyen-it.

Exit mobile version