Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen përshëndeti presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden në një mesazh në Twitter.
“Urime presidentit Joe Biden dhe Kamala Harris, zëvendëspresidentja e parë e SHBA-së!” shkroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një mesazh në Twitter, raporton ATSh.
“Faleminderit për fjalën frymëzuese të hapjes dhe për ofertën për të bashkëpunuar. Evropa është gati për një fillim të ri”, thekson Von der Leyen.