Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka qëndruar për vizitë sot në Kosovë, ndërsa është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit me Kurtin, presidentja e Komisionit Evropian ka shkruar në një postim në platformën X.
“Faleminderit për një pritje të ngrohtë dhe një diskutim të thellë…. Urime për sukseset mbresëlënëse ekonomike të këtyre viteve të fundit. Jemi krenarë që ju mbështesim. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës”, shkruan ajo.
Presidentja e Komisionit Evropian në orët e paradites ka takuar edhe presidente e shtetit, Vjosa Osmani. /Telegrafi/
Thanks for a warm welcome and an insightful discussion, @albinkurti.
Congratulations on your impressive economic successes of these past years.
We are proud to support you.
Let us continue to work together step by step on Kosovo’s European future. pic.twitter.com/762kTlmroJ
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 26, 2024