Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i është përgjigjur një postimi në Twitter të bërë nga faqja “Kosdata”, ku thuhet se vetëm kosovarët nuk janë të lirë të lëvizin pa viza në Evropë.
Cramon ka thënë se Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave, nëse Parlamenti Evropian do ta thoshte fjalën e fundit.
Por, sipas saj, është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin.
“Njerëz, unë jam e vetëdijshme për këtë fakt. Fatkeqësisht, nuk varet nga unë që të vendos për këtë. Më besoni, nëse ne në Parlamentin Evropian do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte të njëjtat mundësi udhëtimi si të gjitha shtetet e tjera evropiane, por është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin”, ka shkruar Cramon, në Twitter.
Guys, I am aware of this fact. Unfortunately, it isn’t up to me to decide on this. Believe me if we in the @Europarl_EN had the last word #Kosovo would have the same travel opportunity as all the other Europ states. But it’s the @EUCouncil @eucopresident who takes the decision.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) October 4, 2020
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Von Cramon, vazhdimisht ka qenë e zëshme për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin ashtu si të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/