Telegrafi

Von Cramon i reagon Kurtit për votimin në Shqipëri: S’mund ta kuptoj, e papranueshme

Raportueja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti votoi në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare në Shqipëri.

Në një shkrim në Twitter, Cramon votimin e Kurtit e ka konsideruar të papranueshëm.

Ajo ka thënë se nuk e kupton këtë veprim të kryeministrit të Kosovës, teksa ka kujtuar se në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia dhe Aleksandar Vuçiq.

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Kurti voton në Shqipëri: I ftoj të votojnë të gjithë ata që kanë pasaportë shqiptare

Ndërkaq Kurti, pas votimit ka bërë thirrje që të votohet për të gjitha ata që kanë pasaportë shqiptare.

“Sot është dita e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur. E diel me diell. Moti është i mirë. Kështu do të jetë deri në mbrëmje. Ju uroj ditë të bukuar edhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse se unë e ka pasaportën e Shqipërisë”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.