Raportueja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti votoi në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare në Shqipëri.
Në një shkrim në Twitter, Cramon votimin e Kurtit e ka konsideruar të papranueshëm.
Ajo ka thënë se nuk e kupton këtë veprim të kryeministrit të Kosovës, teksa ka kujtuar se në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia dhe Aleksandar Vuçiq.
“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”, u shpreh ajo.
Ndërkaq Kurti, pas votimit ka bërë thirrje që të votohet për të gjitha ata që kanë pasaportë shqiptare.
“Sot është dita e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur. E diel me diell. Moti është i mirë. Kështu do të jetë deri në mbrëmje. Ju uroj ditë të bukuar edhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse se unë e ka pasaportën e Shqipërisë”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.
I cannot understand what this is all about. On one hand everyone in Kosovo complains about interference from Serbia or from President @avucic himself but on the other hand here does the PM of #Kosovo even vote in a neighbouring state. Not acceptable. At least not for me. https://t.co/J3ndibX1qq
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) April 25, 2021